Marrëveshja pa firma në Ohër, Bushati: Plani evropian të ishte më i detajuar

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete. Sipas tij, pritej që në Ohër të kishte një dokument të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Takimi i Ohrit vjen pas takimit të Brukselit ku pritshmëritë ishin për të pasur një dokument mbi zbatimin e marrëveshjes, që nuk u firmos, por ra dakord në takimin e Brukselit. Në këtë kontekst, dua të veçoj që qoftë dokumenti i Brukselit apo i Ohrit, janë dy dokumente pa firmat e palëve pjesëmarrëse.

Më duhet të them gjithashtu që plani i zbatimit është disi i vakët, pritej që të ishte më e detajuar, me afate konkrete dhe me masa konkrete. Element interesant është fakti që BE, me këtë proces ka kaluar në një rol të trefishtë. Jemi mësuar ta shohim në pozicionin e ndërmjetësuesit mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?