Marrëveshja PDIU-­PS, Dashamir Tahiri batuta nga kolegët

 

Deputeti i PDIU-­së, Dashamir Tahiri është pritur me batuta nga kolegët e tij të majtë e të djathtë në komisionin e veprimtarisë prodhuese në Kuvend. Ndërsa deputetët e PS­-së i kanë kërkuar të kalojë nga ata, deputeti republikan, Agron Duka i ka kërkuar të rrijë në mes.

Ndërsa vetë Tahiri është treguar i rezervuar për marrëveshjen e nënshkruar mes Idrizit dhe Ramës.

Deputeti i PS-­së, Artan Gaçi: Dashamir Tahiri të kalojë nga ne teksa ulet.

Agron Duka: Tahiri të ulet në mes. 

Shalsi: Sa erdhe çakordove mbledhjen, po flasim për çështje serioze… 

Teksa vetë Tahiri tha për mediat se ai nuk do të marrë një vendim pa mendimin e bazës së PDIU­-së, për pozicionimin e tij në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Në javët në vijim do t'i drejtohem bazës dhe është baza ajo që do të më thotë çfarë do bëj. Sovrani që më ka votuar, më ka sjellë dy herë në parlament dhe do ta respektoj sovranin”, u shpreh ai. E nëse baza vendos që nuk do të hyjë bashkë me PS­në, Tahiri thotë se “gjithmonë do jetë vendimi i bazës, mund të thotë hyjmë ose mos hyjmë. Këtë gjë ia kam thënë dhe zotit Idrizi”. 

 

SHKARKO APP