Marrëveshja për emigrantët, reagon Meloni: Faleminderit, Edi!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar në lidhje me lajmet e botuara një ditë më parë për një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë në vitin 2030.

Deklarata u bë virale në disa media ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht pas një interviste të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në një media të huaj.

Më pas reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se deklarata e ministrit Hoxha u keqkuptua dhe theksoi se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër “do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe jo vetëm, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të publikuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”, shkroi Rama në X.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa ka shpërndarë postimin e kryeministrit Rama, Meloni e ka shoqëruar me mbishkrimin “faleminderit Edi“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?