Marrëveshja për modernizimin ushtarak me Francën, ministri Vengu: Ndihmë në rivitalizimin e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti homologun francez në Tiranë. Takimi u zhvillua në garnizonin ‘Skënderbej’ dhe gjatë këtij takimi u firmos një marrëveshje teknike për modernizimin e Forcave të Armatosura.
Lecornu shprehu gatishmërinë e Francës për të qenë një aleat i fortë në këtë proces, ndërsa Vengu theksoi rëndësinë strategjike të kësaj marrëveshjeje.
”Nënshkruam një marrëveshje për modernizimin e forcave tona ajrore, tregues i qartë për përparimin tonë.
Shohim në mënyrë të një mend dhe sfidat për popullin ukrainas dhe gjetjen e zgjidhjeve të aleancës dhe kahun e aleancës dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe industrinë ushtarake europiane. Edhe rivitalizimin e ushtrisë edhe me ndihmën e Francës”,-tha Vengu.