Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar: Transferimi i të burgosurve me grupe, në varësi të vendimit të gjykatave dhe kapaciteteve në burgje

Aktualitet E premte, 21 Korrik 2023 19:13
Marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar: Transferimi i të burgosurve me grupe, në varësi të vendimit të gjykatave dhe kapaciteteve në burgje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Transferimi i të dënuarve nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, do të bëhet me dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 7 orësh

Do të vijnë në grup. Sapo të vijë grupi i parë autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja

Të mërkurën e 19 korrikut qeveria miratoi marrëveshjen zbatuese për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar”.

Baza e kësaj marrëveshjeje janë parimet e humanizmit të ri integrimit dhe risocializimit të të dënuarve shqiptarë në shoqërinë shqiptare. Kjo marrëveshje pason marrëveshjen e vitit 2021 që është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar

Së pari, kjo marrëveshje ka si bazë dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre”.

Së dyti, në zinxhirin e institucioneve që përfshihen në këtë proces, sipas kësaj marrëveshjeje, përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe homologëve tanë në Britani, është dhe gjykata shqiptare, e cila do të bëjë njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykatat britanike, për çdo të dënuar sipas legjislacionit shqiptar, për të gjitha efektet e vendimeve të dhëna nga drejtësia britanike. Nuk do të ketë shmangie nga dënimi për asnjë person që transferohet nga Britania në Shqipëri

E treta, dhe që është shumë e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit

Po, për efekt të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sa i takon efekteve financiare, pavarësisht se gjykatat shqiptare mund t’i japin këto vendime individuale në kohë të ndryshme, ne kemi rënë dakord me palën britanike që ata do të vijnë në grup. Dhe sapo të vijë grupi i parë, qeveria shqiptare, autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare

Pjesë e kësaj marrëveshjeje janë të dënuarit shqiptarë, që japin pëlqimin për të ardhur në Shqipëri, por marrëveshja parashikon si rast përjashtimor edhe mos dhënien e pëlqimit. Janë ato raste, kur drejtësia britanike, përveç dënimit me burgim ka shqiptuar edhe si dënim dëbimin nga Britania e Madhe

Në këto raste, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet britanike mundet që t’i përcjellin autoriteteve shqiptare njohjen dhe konvertimin e dënimit edhe pa pëlqimin e të dënuarve. Dhe kjo është e shprehur edhe në marrëveshjen e 2021-shit, por edhe në marrëveshjen që ne kemi arritur në maj të vitit 2023 dhe që tashmë është dokument zyrtar dhe i aksesueshëm për publikun, pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Etiketat e lidhura

prison
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.