Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëveshje Shqipëri-Itali për naftën, Rama: Forcojmë sigurinë energjetike

Aktualitet E martë, 23 Qershor 2026 17:41
Marrëveshje Shqipëri-Itali për naftën, Rama: Forcojmë sigurinë energjetike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike kombëtare dhe garantimin e rezervës strategjike në sektorin e hidrokarbureve, me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë prestigjioze italiane Eni S.p.A. Marrëveshja parashikon kryerjen e një studimi fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të furnizimit dhe magazinimit të produkteve të naftës dhe gazit, duke synuar garantimin e furnizimit, rritjen ekonomike të vendit dhe forcimin e rolit të Shqipërisë, si një nyje e rëndësishme energjetike në rajon. Ky partneritet strategjik me një nga kompanitë më të mëdha globale të energjisë, përfaqëson një investim afatgjatë në sigurinë, zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi këtë partneritet si një moment të rëndësishëm për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të vendit.

Fjala e Ramës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Para 2 orësh
Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si që...

Para 2 orësh
Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj:...

Para 3 orësh

Dua të kujtoj se kohë më parë në fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik, i cili të bëjë në një farë mënyrë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorët,por gjatë rrugës na u shfaq një krizë shumë domethënëse, e cila përsëri vuri në diskutim çështjen e rezervave; e rezervave strategjike të naftës, të cilat ne i kemi sigurisht të rregulluara me një kuadër ligjor që me ligjin e ri të çuar përpara nga MIE, bëhet një kuadër i plotë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ama, nga ana tjetër, ne duke pasur parasysh pikërisht këtë marrëdhënie jashtëzakonisht të veçantë me Italinë dhe në kuadrin e kësaj marrëdhenie, duke pasur parasysh këtë raport të afërt bashkëpunimi me ENI-n që është një gjigand global tregun e hidrokarbureve, por që njëkohësisht është edhe një potencë e madhe, e cila ka dhe prezencën e vet në Shqipëri, qysh prej vitit 2019, ne iu qasëm ENI-t edhe siç e tha edhe administratori i deleguar i ENI-t që është për hir të së vërtetës, figura më stabël në historinë e politikës dhe të jetës publike italiane, pas rënies së Murit të Berlinit, është edhe raporti personal që na jep mundësinë që të kemi një komunikim më të shpejtë, kështu që folëm për një bashkëpunim strategjik me ENI-n në krijimin e këtij operatori të ri, i cili do të marrë përsipër dhe garantimin e rezervës strategjike të naftës, që do të thotë që përmes këtij partneriteti Shqipëria, nuk do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara në aspektin e rezervës strategjike.

Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjellë sot në firmosjen e këtij hapi të parë dhe në zyrtarizimin e procesit të krijimit të kompanisë. Kompania, siç e tha edhe adminsitratori i ENI-t është një risi, por nga ana tjetër duke pasur parasysh që kemi nga njëra anë, bazën shumë solide të vetë ENI-t dhe nga ana tjetër edhe dijen e ekipit drejtues të ENI-t, kompania ka mundësi që të bëhet një një model i ri i qasjes ndaj tregut, jo vetëm kombëtar, por dhe rajonal të hidrokarbureve dhe të jetë një tjetër kompani në vazhdën e atyre kompanive që ne po i krijojmë me pjesëmarrjen e shtetit shqiptar; një kompani e cila falë dijes që do të sjellë në menaxhim ENI do të jetë po ashtu aktive edhe në tregtinë ndërkombëtare të naftës. Kështu që jemi sot shumë të inkurajuar edhe shumë mirënjohës për gatishmërinë e treguar nga një gjigant global siç është ENI për të bashkëpunuar dhe për të krijuar këtë start-up, po themi, në fushën e hidrokarbureve së bashku me ne.

Unë kam besim absolut tek intuita dhe eksperienca e administratori, besim që si rrallë, për mos thënë në mënyrë unikale e kanë të gjithë politikanët italianë, që t’i bësh bashkë për një temë ose për një person është jashtëzakonisht e vështirë. Edhe presidentin nuk kanë arritur dot ta zgjedhin me konsensus italianët për prej shumë vitesh. Po administratorin e deleguar të ENI-t e kanë konsensual. Kështu që që jam shumë mirënjohës, i dashur Klaudio.

Jemi me të vërtetë shumë të nderuar dhe jemi mirënjohës për praninë tënde, për mbështetjen tënde dhe nëse më pas, publikisht, haptazi u tregove të gjithëve që je dhe një mik i imi, është një moment vërtetë shumë i rëndësishëm ky, për historinë e jetës sime. Me firmosjen e këtij memorandumi, hapim rrugën për të realizuar atë që tha administratori i deleguar, që pa hyrë gushti, “prima che entri l’agosto”, të rikthehemi këtu për të deklaruar regjistrimin e kësaj kompanie të re që do të jetë një aleat shumë i rëndësishëm i publikut shqiptar dhe që do të jetë një garant shumë i rëndësishëm i të nesërmes për Shqipërinë dhe për qëndrueshmërinë tonë, falë këtij partneriteti strategjik të ngushtë me Italinë dhe këtij bashkëpunimi me ekselencën e ekselencave të ekonomisë italiane që është ENI.

Etiketat e lidhura

edi ramanafte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 3 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 3 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 3 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt
Para 5 orësh

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.