Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrja e vizës gjermane, ekspertja tregon procedurat

Aktualitet E premte, 20 Gusht 2021 03:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pritje pa fund! Shumë vetë nga vendet e Ballkanit që duan të punojnë në Gjermani duhet të kalisin durimin derisa të marrin vizën e punës. Ekspertja, Carola Burkert thekson, se ambasadat gjermane ishin të papërgatitura.

Në nëntor 2015, qeveria gjermane miratoi “Rregulloren e Ballkanit Perëndimor” – kush kishte ofertë pune mund të vinte në Gjermani me vizë pune por shumë vetë ankohen ndërkohë për kohën e gjatë të pritjes për vizë, dështon ëndrra e Gjermanisë për shkak të burokracisë?

Që nuk fillohet puna kaq shpejt në Gjermani, ka të bëjë edhe me burokracinë, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Ajo që vemë re nga përgjigjet zyrtare të qeverisë gjermane është se në sektorët e vizave, ka kohë shumë të gjata pritjeje, duke filluar që nga kërkesa për orar deri tek data kur mund të paraqesësh kërkesën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë vendesh do të veçonit?

Ajo që bie në sy më shumë është Prishtina, me më shumë se një vit kohë pritjeje, Sarajeva me më shumë se një vit, Beogradi 7 muaj, Tirana 6 muaj, kjo ka qenë gjendja në shkurt të 2018-s, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar këto afate pritjeje u shtuan. Por nuk duhet të llogarisni vetëm këtë kohë. Por edhe kohën e përpunimit të dokumenteve, pra qëkur si person kam bërë kërkesën për vizë e deri kur ajo miratohet kalon po ashtu mjaft kohë. Për këtë ne nuk kemi të dhëna, vetëm hamendësimin se me një orar kjo çështje nuk përmbyllet. Pra nuk e dimë saktë, se sa kohë kalon nga momenti, po, kam ofertë për punë deri në ditën kur e kam vizën në dorë. Mund të thuhet se barriera për migrimin për punë nga Ballkani ra vetëm politikisht, por në ambasadat e Ballkanit sundon një realitet tjetër…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur u vendos rregullorja, në fund të fundit ajo ishte një këmbim, punë në vend të azilit, sepse u rritën shumë kërkesat për azil. Ideja në Këshillin Federal Gjerman, migrim për punë në Gjermani ishte një risi në politikën gjermane të migracionit, pra që të ardhurit për të imigruar në Gjermani kishin nevojë vetëm për një ofertë pune. Kjo ishte rregulluar gjithmonë përmes kualifikimit. Por ajo që nuk u mendua ishte rritja e menjëhershme e kërkesave për punë. Nga nëntori i vitit 2015 deri në fund të vitit 2017 u dhanë 120.000 miratime provizore paraprake nga Agjencia e Punës. Sektorët e vizave u përmbytën le të themi. Mendoj se si nga ana e personelit edhe kapacitetet e tjera ambasadat nuk ishin të përgatitura për këtë. Kapacitetet e personelit nuk mjaftojnë. As rritja maksimale që thotë qeveria gjermane në përgjigjet zyrtare nuk e zbut gjendjen.

Mund t'ju interesojë

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Para 11 minutash
Edi Rama mbrëmë në Vlorë, sot në Gjirokastër (Video)

Edi Rama mbrëmë në Vlorë, sot në Gjirokastër (Video)

Para 51 minutash
Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 4 orësh

Në këtë kohë kaq të gjatë pritjeje punëdhënësi mund ta tërheqë ofertën, a keni të dhëna për këtë?

Nuk kemi të dhëna se sa punëdhënës e tërheqin ofertën, për shkak se nuk merret viza, por kjo ndodh, sepse kur punëdhënësi ju kërkon juve tani, për këtë moment, dhe ju nuk mundeni të vini, se nuk keni vizë, atëherë bie oferta dikur, unë si punëdhënës kërkoj një zgjidhje tjetër. Bie edhe miratimi provizor paraprak i Agjencisë së Punës që jepet për gjashtë muaj, sepse koha, siç e thashë për vizën është shumë më e gjatë.

Çfarë janë këto miratime provizore paraprake?

Miratimet provizore paraprake jepeshin deri më 1 nëntor 2017, e këto tregonin realisht se sa e madhe ishte kërkesa për punë nga Ballkani. Kur si punëtor nga vendet e Ballkanit një person kishte një ofertë pune, punëdhënësi, para se ti të kërkoje vizën, shkonte tek Agjencia e Punës dhe merrte një miratim, pra a është në rregull kjo ofertë, nuk ka të preferuar tjetër që e bën këtë punë (ligji që mbron gjermanët nga punëmarrësit e vendeve të treta. shën red.), po ashtu kontrata e punës plotëson kriteret. Me këtë miratim shkoje dhe kërkoje vizë tek ambasada.

Por tani ka një ndryshim në procedurat e marrjes së këtij miratimi provizor. Ku konsiston ky ndryshim?

Ka një kthesë në këtë pikë. Tani kur ju keni një ofertë pune, hapi i dytë që bëni është të shkoni dhe aplikoni për vizë, për kujtesë, ke kohë pritjeje për dorëzimin e dokumenteve, kohë të përpunimit të dokumenteve e të tjera. E tanimë është sektori i vizës që e merr miratimin provizor për ju tek Agjencia e Punës përmes një procedure të brendshme mes autoriteteve.

Ky ndryshim u bë për të lehtësuar rregulloret e për të shkurtuar kohën?

Zyrtarisht arsyetimi ishte se skadojnë shumë miratime provizore paraprake, sepse Agjencia e Punës jep miratime që në fund nuk konkludojnë me vizë, sepse sektorët e vizave nuk arrijnë dot t’u bien pas kërkesave të shumta. Miratimi duhej të lëshohej sërish, pra kishte shumë burokraci për Agjencinë e Punës. Nga aspekti studimor, ne e kritikojmë këtë, sepse mungon transparenca. Ne nuk e dimë më tani se sa njerëz e marrin këtë miratim, dhe vetëm ata që kalojnë vrimën e gjilpërës, sektorin e vizës, mund të shpresojnë për një miratim (nga Agjencia e Punës, shën.red.) Nuk shohim më sa kërkesa ka.

E shikoni problematikën vetëm tek sektori i vizave?

Nuk janë problem vetëm sektorët e vizave, ne dimë pak për to, dhe shifra disponojmë pak, por dimë për problemet që kanë ato me mungesë personeli, që ndërtesat janë shfrytëzuar maksimalisht dhe janë në plan shtesa. Por duhet thënë se ka edhe vonesa për probleme dokumentesh, certifikata lindjeje, certifikata të vërtetuara të profesionit, kur kërkohet një profesion me specializim dhe diploma e barasvlefshme, derisa të merren të gjitha këto, kalon kohë, edhe kjo është po ashtu arsye për vonesat.

Çfarë mund t’u këshilloni aplikuesve?

Përgatituni që më parë sa më mirë të jetë e mundur, pra ajo që kërkohet nga ju të sillet në formën më korrekte të mundshme.

A mund të ndihmojë punëdhënësi i ri në këtë proces?

Nuk kemi të dhëna studimore për këtë, por nga ajo çfarë kam ndjekur, punëdhënësit thonë, se nuk është e mundur që për shkak të kësaj vrime gjilpëre, sektor vize të mos marrim fuqinë punëtore, për të cilën kemi nevojë. Dua të përmend edhe se sektorët e vizave me gjasë ndjekin prioritetet e tyre në dhënien e vizave, ka forma të ndryshme të migrimit për punë, ka tërheqje të familjes, dhe unë kur kam vetëm burime të caktuara, duhet të seleksionoj. Prandaj vizat nuk janë njësoj viza. Ky mund të jetë edhe një shpjegim pse ka kohë të tejzgjatura të procedurës për viza. Kështu nëse pyesni si drejtohet migrimi për punë, në fund të fundit ai komandohet përmes politikës së vizave.

Dr. Carola Burkert, sociologe, është eksperte për migrimin në Institutin Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit, (IAB)në Nuremberg. /DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 11 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 18 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 26 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 34 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.