Marshim kilometrik në Tiranë, qytetarët: U mbush kupa, Rama jep dorëheqjen
Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, duke shënuar ditën e 13-të radhazi të mobilizimit kundër qeverisë. Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë si kërkesën kryesore të protestës.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, emigrimi i të rinjve dhe mungesa e mundësive ekonomike në vend janë ndër shqetësimet kryesore që kanë nxitur reagimin qytetar. Shumë protestues kanë theksuar se largimi i të rinjve drejt vendeve të tjera për punë dhe një jetë më të mirë mbetet një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë shqiptare.
Në protestë po marrin pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Londër, Itali, Athinë dhe Gjermani. Ndërkohë, manifestime mbështetëse janë zhvilluar edhe në disa qytete jashtë Shqipërisë, ku jetojnë komunitete shqiptare, si në Zvicër, Londër dhe qytetin e Firence.
KOHA JONË SONDAZH


