Marshim më 28 Nëntor, Vetëvendosje në Tiranë: Shteti u gjymtua shumë shpejt

Vetëvendosje ka paralajmëruar një marsh kombëtar më 28 Nëntor, të cilit i janë bashkërenduar edhe disa kërkesa që në krye kanë bashkimin kombëtar. Anëtari i Bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Feraj, ishte i ftuar në ”A2Cnn”, nga ku foli për këtë marshim.

”Ky marshim është një ngjarje që i kthen gjërat për së mbari. Është përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve, të një shteti shqiptar, i cili u gjymtua shumë shpejt. 28 Nëntori duhet të jetë një ftesë. Më 28 Nëntor ne i respektojmë ata që shpallën pavarësinë, duke iu dëshmuar se kanë lënë dikë prapa dhe që vazhdon atë projekt dhe ai nuk është i vdekur. Mënyra më e mirë e përvjetorit të Pavarësisë është që të dëshmojmë se jemi këtu, jemi në atë projekt”.

Ai foli edhe për ”Mini Shengenin”, duke thënë se ka disa dimensione që duket përpjekja e qeverisë për ta vendosur sferën në intersat e Serbisë. “Në të gjithë treguesit, Kryeministri Rama duket se është në dirigjimin e plotë të politikës serbe, e cila është vijim i nacionalizimit serb të shekullit XIX”, u shpreh Feraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?