Martanesh; stanin e kthejnë në zonë krimi, dy në pranga me armë e municione

 

Për t’i shpëtuar policisë ka që zgjedhin edhe stanet ku mund të vazhdojnë të qetë aktivitetin kriminal.

Dy banorë të Tiranës u arrestuan në një stan, në vendin e quajtur Kaptina e Martaneshit në Bulqizë.

Nuk dihen ende arsyet pse ata ishin vendosur aty, por sipas policisë, akuzohen për prodhim dhe posedim të armëve të  zjarrit. Në ambjentet e brendshme të stanit dy të arrestuarit, sipas policisë  janë: Kujtima Lena dhe Luan Vata.

Policia tha se ata u kapën me armë e municione, brenda në stan.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 400 gram tritol si dhe disa sasi të vogla droge.

SHKARKO APP