Martesa për letrat franceze e dibranit në Angli dhe dyshimet për vrasjen e të atit
Klinton Pira vrau të dashurën e tij nga Gana të shtunën, dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku kishte marrë me qira një ditore një hyrje. Ai kishte 2 muaj që kishte ardhur në Shqipëri.
I riu me origjinë nga Dibra kishte kaluar me kamion në Angli në mënyrë të paligjshme, ndërsa kishte bërë lidhje martesore me Jawsackie Jaboah, fillimisht për dokumenta por më pas historia e tyre u kthye edhe në një histori dashurie nga sa provohet përmes postimeve në rrjetet sociale.
3 vite më parë ai kishte humbur edhe babain. Zyrtarisht u njoftua si vetëvrasje, por që familjarët dyshuan se ishte vrarë. Ai ishte në hasmëri me një familje tjetër në rrethana ende të panjohura. Genci Pira, babai i 26-vjeçarit u njoftua nga policia se ishte gjetur i vetëvarur në zonën e Korçës.