MAS: 8 ditë afat për aplikimin në Universitete, më 5 shtator fituesit

Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për aplikimin në universitet të maturantëve këtë vit.

Publikohet dhe kalendari i plotësimit të formularit të aplikimit online në portalin ‘Matura Shtetërore’, ku kanë të drejtën të zgjedhin 10 degë studimi.

Aplikimet nisin më 1 gusht në Tiranë dhe mbyllen më 10 gusht në Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Mat Bulqizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të hedhur të dhënat në sistem, maturantët duhet të paguajnë faturën prej 2 mijë lekësh
Sipas udhëzimit të MAS, fituesit do të shpallen nga universitetet, në bazë të kritereve që ata kanë përcaktuar dhe kuotave të pranim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia Kombëtare e Provimeve ngarkohet që brenda datës 16 gusht t’u dërgojë universiteteve listat e aplikuesve për çdo program studimi, dhe më pas ato të bëjnë shpalljen e studentëve fitues në datën 5 shtator 2016.

Pranimet në universitet edhe këtë vit do të jenë me dy raunde, duke u dhënë një shans të dytë edhe maturantëve të cilët do të kalojnë me sukses provimet në vjeshtë.

Udhëzimi i MAS mban datën 22 korrik 2016.

kalendari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?