MAS: Në sektorin e kërkimit shkencor janë njehsuar 246 diploma

Ministria e Arsimit dhe Sportit në një postim në faqen e saj në rrjetin social, Facebook, ka bërë me dije listën e re të 246 personave, të cilëve u është njehsuar diploma në sektorin e kërkimit shkencor,  pas përfundimit të studimeve jashtë shtetit.

Në përputhje me Udhëzimin nr. 41, të nxjerrë nga ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës për “Njohjen e diplomave të fituara në institucione të huaja të arsimit të lartë”, për procedurën e njohjes, pavarësisht numrit të diplomave nëse ato paraqiten si një paketë e vetme, çdo i interesuar duhet të paguajë 2500 lekë, ndërkohë që procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja juaj konsiderohet e plotë.

Procedura mund të zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione të tjera, që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi.

Njehsimin e diplomave të fituara jashtë shtetit mund te përdoret kur te interesuarit paraqiten për t’u regjistruar në një program studimi në një institucion të arsimit të lartë në Shqipëri, kur aplikohet për një vend pune, apo thjesht për t’u qartësuar në lidhje me mundësitë për shkollim apo punësim përmes krahasimit me nivelet e sistemit shqiptar të arsimit të lartë.

SHKARKO APP