MAS: Teza e matematikës s’është publikuar, dizinformim dashakeqës

Ministria e Arsimit dhe Sportit  hedh poshtë pretendimet se teza e matematikës është publikuar përpara provimit, duke pohuar se informacioni është i pavërtetë dhe një sajesë dashakeqe.

MAS në një deklaratë për mediat të premten shprehet se “Në lidhje me disa lajme të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale dhe portalet online, ku raportohet për mundësinë e daljes së tezës të lëndës së matematikës të provimit Shtetëror të Maturës 2016 një natë përpara zhvillimit të testimit, ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se: “MAS ka hartuar një proces të tillë administrimi të tezës, i cili siguron pamundësinë e daljes së çfarëdo informacioni deri përpara hapjes së tezës përcaktuar të dorëzohet për të gjithë maturantët ditën e premte, datë 17 qershor 2016, ora 10.00, në të gjitha qendrat e provimit në vend. Kjo, pasi procesi i hartimit të tezës zhvillohet në masa të rrepta sigurie në ambiente ku hartuesit e saj janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi komunikimi me ambientet e jashtme të godinës ku ata janë ngujuar”.

“Nga ana tjetër, sqarojmë publikun se tezat janë shoqëruar dhe ruhen në të gjithë vendin nga forcat e rendit dhe punonjës të përzgjedhur të ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ndaj, çfarëdo informacion që pretendon se teza e matematikës është publikuar përpara provimit është i pavërtetë dhe një sajesë dashakeqëse nga të gjithë ata që kërkojnë të baltosin këtë proces model administrimi të nisur prej MAS nga viti 2014. I bëjmë thirrje të gjithë administratorëve të provimit, maturantëve dhe të gjithë publikut se provimi i Maturës Shtetërore të lëndës së matematikës do të zhvillohet sipas të gjithave procedurave dhe standardeve të paracaktuara dhe informuara paraprakisht nga udhëzimi i ministrisë së Arsimit dhe Sportit për provimet e Maturës Shtetërore 2016. Kushdo që tenton të shkel rregulloren e Maturës Shtetërore do të përgjigjet penalisht përpara organeve ligjzbatuese”, thuhet në deklaratë nga MAS.

Swiss Digital Desktop Reklama

MAS thekson se “Duke siguruar edhe njëherë të gjithë maturantët e vendit për një proces administrimi me integritet  e që garanton meritokraci, i urojmë atyre suksese në provimin e radhës!” .

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?