Masa ndaj Berishës, ish-prokurori: SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit
Ish-prokurori dhe ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, thotë se për rastin e Sali Berishës, SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për të vijuar më pas me dhënien e masës detyrim paraqitje.
“Imunitetin ligjor është kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin, jo me procesin penal. Arrest me burg, arrest në shtëpi etj, kërkon autorizim të posaçëm, ndërsa ushtrimi i ndjekjes penale nuk kanë më imunitetet me ndryshimet që janë bërë.
Të patën Prokuroria duhet të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për heqjen dhe kufizimin e lirisë së një personi sepse neni 288, i cili përcakton rastet se kur autorizimi jepet për kufizimin dhe heqjen e lirisë”, u shpreh Beçi.