Masa për Berishën, avokati Gjokutaj: Vendimi është nul! Avokatëve u është bërë presion

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e quajti vendimin e marrë ndaj ish-kryeministrit këtë pasdite si nul, pasi procesi është i parregullt, sipas pretendimit të tij. Ai shton edhe se avokatëve të cilëve iu dha çështja e Sali Berishës, u është bërë presion se do u hiqen licencat nga SPAK-u.

”Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për shpërdorim detyre, i cili konsiston në shkeljen e Kushtetutës. Kjo pasi Gjoka ka marrë një masë sigurimi duke anashkaluar Kuvendin. Kjo është një shkelje ligjore. Kjo gjyqtare nuk mund të marrë vendim, rrëzim apo miratim dhe vazhdonte gjyqin, e për pasojë ne i thamë se është në kundërshtim me ligjin. Sot dalin dy avokatët, të cilat nuk u bë i ditur identiteti deri sot në orën 10:00. Kanë ardhur dy avokatët e tjera. Nga SPAK është bërë presion se do u hiqet licenca. Ato s’kanë pasur shkak për t’u revokuar si avokate.

Një komedi ka dhe një fund tragjik, është marrë Valentina Todoresku, e cila pa lexuar asnjë faqe të dosjes, ata kanë marrë vendimin. Simoni nuk dinte dispozitën pse Berisha akuzohej, ai iku për problem etike dhe jo profesionale. Ky vendim i marrë sot është nul. Seanca për përcaktimin e vendimit të masës, është marrë në shkelje të dispozitave. Pra, një vendim i marr kësisoj nuk prodhon akte juridike. Ne po shqyrtojmë ankimiminn në Apel. Unë dhe Sokol Mëngjesi jemi përfaqësuesit ligjorë të Berishës.

Se çfarë do ndodhë më 6 nëntor do ketë procese dhe vendime të tjera. Problemi është që ne nuk do bëhemi pjesë e një procesi të parregullt. Ne këtë mision kemi marrë. Në momentin që ky proces do hyjë në shina, Berisha do jetë pesë integrale e procesit. Ndaj janë palët në proces. Deri atëherë ka boll ditë që ne të marrim masat e duhura”, u shpreh Gjokutaj në ”Open”

SHKARKO APP