Masa ‘të hekurta’/ Policia e Dibrës, monitorim me dronë në të gjitha akset rrugore

Policia e Dibrës me anë të një njoftimi ka thënë se të gjitha akset rrugore janë nën monitorim intensiv me dronë dhe radarë. Si rezultat, policia bën me dije se gjatë dy javëve të para të muajit mars, ka rëndë në pranga një person për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Po ashtu nga monitorimi me mjete inteligjente gjatë dy javëve të para janë ndështuar me gjobë 954 drejtues mjetesh.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Monitorim intensiv me dronë, radarë dhe mjete inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të patrullave të Policisë Rrugore të Dibrës edhe grupe nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 javëve të para të muajit mars, është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht 954 drejtues mjetesh, konkretisht:

400 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

179 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

49 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;

14 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

64 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

4 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

5 drejtues kamionësh, për tejkalim të peshës së lejuar;

6 drejtues mjetesh, për xhama të errët të pahomologuar dhe pa dokumentacionin përkatës;

233 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Respektimi i rregullave është një përgjegjësi e përbashkët për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?