Masakër në Itali, shqiptari vret ish-gruan, ish-vjehrrën dhe veten

Një dramë familjare është regjistruar një natë më parë në provincën e Rovigo-s në Itali.

Sipas OraNews, një shqiptar 41-vjeçar, i njohur me emrin Rino Begu, pasi ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten dhe ish- vjehrrën e tij, si dhe ka plagosur rëndë të dashurin e kësaj të fundit, është vetëvrarë.

Viktimat janë Rosica Montana, 31 vjeç e Maria Askarova 51 vjeç me nënshtetësi moldave.

I dashuri i kësaj të fundit, me kombësi uzbeke, është i plagosur rëndë e në gjendje kome.

Sipas policisë italiane, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e ish-vjehrrës së shqiptarit Rino Begu në komunën e Fenil del Turco në afërsi të qytetit të Rovigos.

41-vjeçari shqiptar nuk pranonte fundin e martesës me Rosica Montana-n si dhe faktin se bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij të moshës 2 e 11 vjec.

Pas grindjes së radhës, Rino Begu ka qëlluar për vdekje me pistoletë të tipit revolver fillimisht ish-bashkëshorten e tij, më pas ka vrarë në oborrin e banesës ish-vjehrrën dhe ka plagosur rëndë të dashurin e saj.

Pasi është rikthyer pranë trupit të pajetë të ish-gruas së tij, 41-vjeçari shqiptar është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të tij e të ish- kunatit 17-vjeçar.

Pas ndarjes me bashkëshortin e saj, moldavja Rosica Montana jetonte me dy fëmijët në banesën e nënës së saj pranë një qendre strehimi qensh.

SHKARKO APP