Masakër në Vlorë, 8 të vdekur. Mes të vrarëve ka gra dhe fëmijë
Një masakër e vertetë mund të quhet ajo që ka ndodhur sot në fshatin Resulaj në Vlorë. 8 persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri këtë të premte pasdite, raporton policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Viktimat janë nga dy familje, pjesëtare të të njëjtit fis me mbiemrin Zykaj. Mes viktimave raportohet se është edhe një fëmijë 6 vjeç, një vajzë tjetër 17 vjeçe.
Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy pleqtë dhe mbi xhaxhanë e tij e të shoqen. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë, duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.
Personi që ka qëlluar me armë zjarri dyshohet ka probleme mendore. Ai është Ridvan Zykaj, 24 vjeç.
Emrat e viktimave Policia dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorit. Arma e përdorur ka qenë automatike. Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke deklaruar se autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar me emrin Ridvan Zykaj. Ai ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital. Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë.
Në foto: Autori i vrasjeve
Policia konfirmon 8 viktima
Policia ka dhënë rreth orës 18:50 detajet e para zyrtare për atë që ka ndodhur. Sipas policisë “më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.
Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“.
- Policia njofton qytetarët: Kujdes nga autori i krimit në Vlorë
- Blindohet fshati Resulaj (FOTO)
- Policia urdhërohet të vrasë 24-vjeçarin nëse bën rezistencë
- Masakra në Resulaj, morgu s’ka vend për të vrarët
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1958743837522202/