”Masakra e Çoles”, i riu lëvizte i lirë. Kapet pas 7 vitesh
Të dënuar, të shpallur në kërkim, por lëvizin të lirë. E tillë është ngjarja e kësaj të enjteje me Ani Begaj, i dënuar me 35 vite burg dhe i shpallur në kërkim. Ai është prangosur nga Policia e Vlorës, por kjo jo falë ndonjë aksione për kapjen e tij. Arrestimi ishte spontant, pasi ai dhe shoku i tij nuk i kanë ndaluar policisë në Lungomare. Janë ndjekur nga policia dhe janë ndalur në një rrugicë në lagjen pavarësia të Vlorës.
”Masakra e Çoles” është një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Vlorë. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.
”Masakra e Çoles” që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve, shumica prej të cilave ende pa autor.