Masakra e Lushnjës! Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, rival i Bares

31-vjeçari Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar këtë të martë nga policia greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në Janinë nga policia greke dhe kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Kujtojmë se 31-vjeçari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

SHKARKO APP