FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë lë në fuqi burgun përjetë ndaj Laert Haxhiut

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij për “Masakrën e Lushnjës”.

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi kërkesën e Haxhiut për prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

Laert Haxhiu është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?