Masakra e Selenicës, autori kërkon libra në qeli

Maskra e Selenicës me 8 të vrarë, është ngjarja më e rëndë e viteve të fundit. Kur u bënë tre muaj nga masakra, gjyqi ndaj Ritvan Zykës, i cili kushërinjtë e tij nuk ka nisur ende. Por çfarë bën Ritvani i frikshëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Sipas ”ABC News”, Ritvan Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar. Ai nuk ka shfaqur ndonjë preferencë por është mjaftuar me atë që i kanë afruar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare.

Thuhet se 24-vjeçari nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë. Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Dosja pritet të shkojë në gjykatë së shpejti, pasi prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. Në të njëjtën kohë akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kqyrjes së kufomave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ritvani do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumfishte që ai kreu. Ngjarja ndodhi në 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin tetë kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë. 24-vjeçari thjesht trajtohej si një njeri i rëndomtë dhe vrasja ishte hakmarrja e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?