Masakra e Shkodrës/ Dhimbja e nënës të autorit – E kuptoj hallin e atyre nënave. I kam shoqe si mund tu dal përpara?!

E tronditur dhe e shokuar vetëm qan. Ende nuk arrin ta besojë se djali i saj, i mirë, Miklovani është autori i asaj masakre që mori jetën 2 bashkëfshatarëve të tij dhe plagosi 4 të tjerë.

Teska e sheh me pranga në duar ndërsa efektivë të forcave speciale e mbajnë në të dy anët, për ta ngjitur në shkallët e gjykatës së Shkodrës, Rita Parubit nga shpirti i dalin vetëm “Ah shpirti i nanës!”

Ulet në karrigen e korridorit të gjykatës dhe ndër vaj flet: “Ça na banen! I vraftë zoti ata njerëz që të çuan ty këtu! Ti s’ke qenë djali i keq. Ti s’ke pas zemër me vra një zog pule. Nuk kam fytyrë të shkoj në Dajç!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Zemra e saj është zemra e një nëne dhe nuk mund të mos ndjejë dhimbje për nanën e Ajet Seitit apo Gacalin Kopshtit, dy viktima të masakrës, apo për nënat e të plagosurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rita Parubi: Hall i madh dhe për ato nana. Po më dalin trutë nga halli. E kuptoj hallin e atyre  nënave. I kam shoqe si mund tu dal përpara?!  Më mirë të më kishin vrarë dhe djalin tim. U kthye nga Italia për hatrin tonë. Zot ishalla shpëton të plagosurit.”

Gjykata e Shkodrës sot dha masën arrest me burg për dy të akuzuarit Miklovan Parubi dhe Marçel Shpijati, për masakrën e Dajçit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?