Masakra e Shkodrës, lihet në burg autori
Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.
Autori, Miklovan Parubin 33-vjeç në orën 22:40 të së hënës kreu një masakër në lokalin e ndodhur në kryqëzimin e fshatit Dajç, duke lënë dy të vdekur dhe katër të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.
Po ashtu gjykata ka dhënë ‘arrest me burg’ edhe për Marçel Shpijatin i cili ndihmoi Parubin të largohej nga vendi i ngjarjes.

KOHA JONË SONDAZH

