Masakra me 86 viktima, Enkelejda Zaçe mohon gjithçka: S’kam shitur armë
Për masakrën e 14 korrikut 2016 në Francë, Enkelejda Zaçe është e vetmja grua e akuzuar. Ajo vijon të mohojë akuzat se ishte e përfshirë në sulmin që i mori jetën 86 personave. 48-vjeçarja me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve, u arrestua më datën 17 korrik për t’u ndjekur penalisht më pas, ndërsa ende vijon gjyqi për të faktuar fajësinë e saj.
“Unë kurrë nuk kam shitur armë, nuk kam qenë kurrë në këtë organizatë. Unë kam punuar gjithmonë në Francë, në një sallon për pastrimin e ushqimit. Babai dhe nëna ime vdiqën, më lanë trashëgiminë. Doja të kisha një jetë familjare si gjithë të tjerët, por jeta ime ndryshoi. Kur kjo ndodhi, humba gjithçka, gjithçka. Kam humbur gjithçka”, mësohet të ketë thënë ajo para gjykatësit.
Edhe pse Zaçe ka mohuar përfshirjen, dy nga tetë të akuzuarit e tjerë, Ramzi Arefa dhe Artan Henaj kanë deklaruar se ajo ishte e pranishme më 12 korrik 2016, kur u dorëzua pistoleta e përdorur nga vrasësi në mbrëmjen e atentatit në Nice.
KOHA JONË SONDAZH

