Masakrohen me gurë tifozët e Partizanit në stadiumin e Kukësit (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Kukës, ku janë përplasur tifozeritë. Gazetari i Opinion.al në vendin e ngjarjes e përshkruan si një sjellje të pakuptimtë atë të tifozëve të Kukësit  në stadiumin Zeqir Ymeri ndaj tifozëve të Partizanit në ndeshjen e javës së pestë te Superiores Kukësi-Partizani.

Që në pjesën e parë të ndeshjes tifozë të Kukësit kanë fyer tifozët e kuq në kor. Më pas kanë nisur të qëllojnë me sende të forta ndaj tyre midis të cilave gurë dhe çakmakë.

Policia edhe pse e pranishme në sektorin e tifozëve miq është lajmëruar disa herë për gurë që vinin nga sektori i tifozëve të Kukësit, por nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është përshkallëzuar edhe më shumë gjatë pjesës së dytë ku edhe pse ekipi i Kukësit ishte në avantazh tifozët kuksianë nuk e kanë ndalur rrebeshin e gurëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata e rëndë në stadium shihet qartë edhe nga videot ekskluzive që publikon Opinion.al.

Për të parë videon klikoni KETU

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?