Masakroi gruan, pendohet burri: Nga xhelozia por lashë fëmijët rrugëve
45-vjeçari Lulzim Çuku masakroi me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të vogël të shtunën e 1 shkurtit në Durrës. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, ai ka thënë se kishte ngritur dyshime se gruaja fuste njerëz në shtëpi në kohën kur ky punonte në Greqi. Çuku me origjinë nga Dibra, më tej ka thënë para grupit hetimor se ai kishte dyshime se gruaja e tradhëtonte kur ai shkonte për të punuar në Greqi.
“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijet e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi me thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njërëz të panjohur në shtëpi. Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Atë natë situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë”.
Më i madhi i tre fëmijëve të çiftit është vetëm 10-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunën në banesën e familjes Çuku në Xhafzotaj të Durrësit. Pas krimit, 45-vjeçari u largua nga vendngjarja ndërsa disa orë më pas u vetëdorëzua në policinë e Burrelit. Familja Çuku ishte me origjinë nga Dibra por prej vitesh ishin vendosur në Durrës.