Masakrojnë me shkop bejsbolli dy persona në qendër të qytetit

Policia e Lezhës ka arrestuar Kol Çunin, vjeç 40 dhe Nikolin Çunin, vjeç 48 pasi kanë goditur me grushta e shkop bejsbolli dy shtetas të tjerë, në lagjen “Skenderbeg” të këtij qyteti.

Arrestimi i tyre u bë, pasi më datë 18.12.2014, rreth orës 17.00, për motive të dobëta kanë goditur me grushta dhe me shkop bejsbolli, shtetasit Q H dhe P H, duke iu shkaktuar dëmtime në trup. Gjatë shoqërimit shtetasi K Ç dhe N Ç, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

SHKARKO APP