Masat anti-Covid në burgje, vijon ”revolta” në Peqin
Masat anti-covid në burgje, duket se i kanë lodhur të dënuarit. Për të dytën ditë me radhë të burgosurit në burgun e Peqinit kanë refuzuar ushqimin për shkak të ndalimit të takimeve me familjarët si rezultat i masave anti-covid të vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Sipas rregullores në fuqi, të burgosurit janë të drejtë të takojnë anëtarë të familjes vetëm një herë në muaj. Vizitori duhet të jetë i vaksinuar kundër koronavirusit ose të paraqesë teste që konfirmojnë se nuk është mbartës i virusit vdekjeprurës.
Greva e të dënuarve për zbutjen e masave anti-covid dhe shtimin e takimeve me familjarët nisi nga burgu i Burrelit, të cilët kërkesat tashmë i kanë dërguar në rrugë zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë.