Masat anti-COVID/ Policia gjobit 1113 qytetarë, shoqërohen 7 persona
Policia e Shtetit vijon kontrollet për respektimin e masave anti-COVID. Përmes një njoftimi bëhet me dije se janë ndëshkuar me gjobë 890 shtetas për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Gjithashtu, efektivët e policisë kanë ndëshkuar me gjobë 186 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e komisariateve 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.
Ndërsa është gjobitur me 1.000.000 lekë, administratorët e dy subjekteve pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.