Masat anti-COVID, policia: Gjobiten 500 qytetarë në 24 orët e fundit

Autoritetet vijojnë monitorimin e masave antiCOVID.  Policia e Shtetit informon se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 500 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, në të gjithë vendin, efektivët e policisë kanë gjobitur me 3.000 lekë, 489 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Ndërsa, janë shoqëruar në ambientet e komisariateve në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.  Pasi janë identifikuar ata janë gjobitur me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 lokale që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë antiCOVID. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 8 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë secili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?