Masat e forta të BE-së kërcënojnë solidaritetin europian
Kjo pandemi e Covid-19 është një krizë që Europa, më specifikisht Bashkimi Europian, ka patur vështirësi për sa i përket trajtimit të saj. Masa për të mbyllur kufijtë është e paprecendentë. Para një muaji, mbase edhe dy javë më parë, do të ishte e paimagjinueshme. Charles Michael argumentoi se parandalimi i virusit përgjatë kontinentit është shumë i nevojshëm. Është e vërtetë se mbyllja e kufijve do të vijë në ndihmë, por këto masa po merren edhe për mbrojtjen e unionit në vetvete.
Solidariteti i unionit është shembur. Shtetet kanë filluar kontrollet në kufij me shtetet fqinje, madje edhe Gjerania ka marra masa për të menaxhuar numrin e personave që hyjnë dhe dalin nga territori gjerman. Të martën, një rradhë që arrinte deri në 35 km, u krijua përgjatë kufirit mes Polonisë dhe Gjermanisë, ku qindra europianë kishin ngecur në kamione, makina dhe autobusë.
Ndërsa BE-ja po merr masa për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, shumë po shqetësohen për thelbin e Bashkimit Europian dhe katër liritë e tij. Çfarë është BE-ja nëse qytetarët e tij nuk mund të lëvizin të lirë? Çfarë është tregu i përbashkët nësë mallrat nuk mund të kalojnë kufijtë europianë pa patur pengesa. “Është në dorë të shteteve anëtare të zbatojnë masat”, tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Ata thanë se do ta zbatojnë menjëherë”. Është në dorë të secilit shtet të vendosë si, kur dhe nëse do t’i zbatojë këto masa. Ndërsa kriza thellohet dhe virusi përhapet përgjatë kontinentit, solidariteti europian do të vazhdojë të vuaje. Çfarë mund të bëjë Brukseli pastaj? Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave nuk duhet të ekzistojë vetëm për kohët e mira. Coronavirusi po i teston të gjithë, dhe deri më tani, BE-ja po dështon.
Shkruar nga Darren MCcaffrey, redaktor politik i Euronews