Masat për koronavirusin, “Facile.it” biznesi model për protokollet e ruajtjes së punonjësve
Bizneset private kanë qenë të parat që kanë marrë masat për koronavirusin, madje ende pa u shpallur gjendja e emergjencës nga autoritetet në Shqipëri.
Një nga kompanitë më të mëdha në vend në sektorin call center, Facile.it ka përdorur vazhdimisht protokolle të rrepta për kujdesin personal dhe higjienën e punonjësve të saj. Pas urdhërit qeveritar distancat mes punonjësve janë 2 metra e më shumë.
Ndërsa pas shpalljes së emergjencës ka dezifektuar natë për natë gjithë ambientet ku ushtrojnë aktivitetin punonjësit e saj në qendër të Tiranës.
Videot më poshtë tregojnë procesin e dezinfektimit të ambienteve të kompanisë së njohur call center, Facile.it Kompania e njohur ndërkombëtare ka zbatuar të gjitha protokollet e huaja për emergjencën e koronavirusit, si dhe udhëzimet e autoriteteve shqiptare për sigurinë e punonjësve të saj.
I pyetur nga “Koha Jonë”, administrator i Facile.it zoti Lorenc Goga tha se jemi korrekt në çdo kërkesë që ka urdhëruar qeveria shqiptare e jo vetëm tani, por që në fillimet tona në Shqipëri.
Shikoni videot e mëposhtëme: