Masë e çuditshme kundër koronavirusit: Të moshuarit dalin paradite, të rinjtë pasdite

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të kufizojë lëvizjen e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare si dhe të të moshuarve mbi 67 vjeç.

Kufizimi për të rinjtë do të vlej nga ora 21 deri në mesditën e ditës së ardhshme, që nënkupton nga ora 21:00 deri në ora 12:00. Ata mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 21:00. Derisa të moshuarit do të mund të lëvizin nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 11:00. Kufizimi për ta hyn në fuqi nga ora 11:00 dhe zgjatë deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme.

Kjo me qëllim që të mos ndeshen këto dy kategori, të rinjtë si bartës të koronavirusit, derisa të moshuarit si kategoria më e rrezikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ora policore me vendimin e sotëm të qeverisë nga ora 21:00 do të zgjas deri në ora 05:00 dhe jo deri në ora 06:00 siç ishte caktuar më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?