Mashtrimi/Premtonte se do i bënte modele në Kinë, u merrte 2500 euro dhe zhdukej

Placeholder Image

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Denada Sadedini. Sadedini  akuzohet se ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke u marrë para me qëllim promovimin e tyre në tregun e modelingut në vende të ndryshme të botës dhe më pas u shmangej kontakteve me “kandidatët” për model, të cilët paguanin nga 2500 euro.

Sipas Prokurorisë “hetimi ndaj kësaj shtetase është zhvilluar në gjendje të lirë, për faktin se është nënë e re. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, e pandehura ka mashtruar disa të rinj, të cilët dëshironin të ishin pjesë e sfilatave të modës. E pandehura kontaktonte me personat e mashtruar dhe, duke i bindur se do t’i promovonte në Europë dhe në Kinë, u merrte paratë dhe më pas shkëpuste çdo kontakt me të rinjtë”.

Pasi e kanë kuptuar mekanizmit e mashtrimit, disa nga të dëmtuarit kanë bërë kallëzim pranë Policisë dhe, në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranë e akuzon shtetases Sadedini për veprën penale të “Mashtrimit”.

Rastet e mashtrimeve, sipas Prokurorisë

Ne daten 05.09.2015, shtetasi O.K ka bere kallezim ne Komisariatin e Policise nr.3 Tirane pasi sipas tij nje shtetase e quajtur Denada Sadedini i ka marre nje shume te hollash me qellim per ta futur ne Universitetin Privat « Vitrina » kete shtetas. Ka rezultuar qe Universiteti Privat « Vitrina »  eshte mbyllur dhe O.K. nuk ka marre shumen e te hollave nga shtetesja Denada Sadedini. Shtetasi O.K eshte njohur me shtetasen Denada Sadedini ne « Miss & Mister Beaty Albania » ne vitin 2013 ku ka marre pjese per te fituar konkursin. Kjo shtetase pasi i ka marre atij shumen e te hollave i eshte shmagur tere kohes.

Ne daten 25.08.2015 ka bere kallezim ne Komisariatin e Policise nr.3 Tirane shtetasi XH.SH. pasi sipas tij nje shtetase e quajtur Denada Sadedini i ka marre nje shume te hollash me qellim per ta promovuar djalin e tij shtetasin F.SH., i cili ka fituar ne konkursin « Miss & Mister Beaty Albania ». Ky shtetas ka lidhur edhe nje kontrate te noterizuar ne gusht te vitit 2014 me shtetasen Denada Sadedini me qellim promovimin e djalit te tij duke e derguar ate ne Kine etj. Ka kaluar nje kohe dhe shtetesja Dedana Sadedini nuk ka realizuar detyrimin e si dhe nuk ka kthyer edhe shumen e marre duke ju shmanguar dhe nuk i del ne takim per te sraruar problemin. Per kete fakt ky shtetas ka bere kallezim penal ne Komisariatin e Policise nr.3 Tirane

Nga ballafaqimet e bera me te demtuarit XH.SH. dhe O. K. rezultoi se kjo shtetase i kishte mashtruar te demtuarit me te njejtin mekanizem ngjarje (për njohjen dhe promovimin e te demtuarve ne arenen nderkombetare).

Jane ripyetur te demtuarit te cilet kane deklaruar se jane mashtruar nga ana e shtetases Denada Sadedini. Nga ana e organit procedues del se ka dhe shume persona te tjere te demtuar por ata nuk kane bere kallezim ndaj kesaj shtetaseje.

Ne daten 12.02.2016 eshte pyetur shtetesja H.SH. e cila ka deklaruar se eshte mashtruar nga shtetesja Denada Sadedini  ku kjo e fundit i ka marre nje shume te hollash Denades me qellim per te shkuar ne shtator te vitit 2014 ne Turqi. Denada i ka thene se konkursi do te behej ne tetor. Me pas Denada eshte zhdukur duke perfituar edhe shumen e te hollave dhe nuk e ka cuar ne Turqi te demtuaren. Ajo sot e kesaj dite i eshte shmangur shtetases H.SH. dhe nuk i dhene as te hollate perfituara dhe nuk e ka cuar ne Turqi.

Ne daten 15.02.2016 eshte pyetur shtetasi A.E. Ky shtetas ka shpjeguar se Denada Sadedini i kishte premtuar vajzes se tij E.E. se duhet te paguante 2500 euro per te shkuar ne Kine ku, E.E do te fitonte nje shume prej 10 000 eurosh dhe do te promovohej. Fillimisht A.E i ka dhene  1000 euro Denades. Me pas ai i ka dhene njehere 500 euro dhe me pas 1000 euro Denades (gjithsej 2500 euro). Pasi ka marre parate Denada eshte zhdukur dhe nuk e ka cuar ne Kine shtetasen E.E. Ne tetor A.E e kuptoi se Denada kishte e kishte mashtruar, pasi sipas tij Denada te njejtjen gje kishte bere edhe me persona te tjere. Duke u gjendur para nje mashtrimi dhe per shkak te gjendjes se krijuar nga mashtrimi i Denades shtetesja E.E ka tentuar qe te vrase veten.

Ne rastin konkret jemi para vepres penale te mashtrimit pasi shtetesja Denada Sadedini, i merr njerzeve te ndryshem te holla gjoja sikur do te ofroje nje sherbim, nje promovim ne nje kohe qe qellimi i saj eshte marrja e te hollave me qellim per te mos i kthyer me ato. Kjo shtetase perdor te njejtin mekanizem (gjoja promovon njerez, con ne Kine, i jep shkolle etj) ne nje kohe qe i merr atyre te hollat dhe nuk i kthen me duke u shmangur te gjithe personave. Vlen per t`u theksuar se ne te gjitha episodet shtetesja Denada Sadedini i merr para personave te ndryshem me qellim dergimin e tyre ne vende te ndryshme te botes dhe pas marrjes se parave nuk mban asanje kontakt me te demtuarit. Kjo shtetase i ka gjetur personat qe mashtron nga vende te ndryshme te Shqiperise.

SHKARKO APP