Mashtroi 100 persona, Prokuroria kërkon 15 vite burg për Flamur Shahinin

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasin Flamur Shahini, i akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit”, pasi rezulton se ky shtetas përmes mashtrimit ka vjedhur rreth 100 persona. Sipas orgait të akuzës, nga hetimi ka rezultuar se ai u ka marrë para nëpërmjet mashtrimit 8 shtetasve, shuma e të cilave arrin në rrethj 25 milion lekë të reja. I pandehuri u premtonte se paratë që u merrte borxh do t’ua rikthente me interes më të lartë se sa ato të bankave. I pandehuri, i cili është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, është kallëzuar nga 8 shtetas, por ndërkohë që gjatë gjykimit ka rezultuar se ai ka mashtruar rreth 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë bërë kallëzim dhe nuk është përcaktuar shifra e parave që u ka marrë atyre personave. Po ashtu, rezulton se i pandehuri Shahini ka marrë kredi në shumën 10 milionë lekë të reja në shoqëri financiare para dy vitesh, të cilës nuk i ka likujduar asnjë këst. Pas mashtrimit të personave të ndryshëm, i pandehuri është larguar nga Shqipëria. Ai është arrestuar në Gjermani për llogari të hetimeve nga Prokuroria e Matit dhe është ekstradruar, duke vijuar gjykimin nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Matit kërkoi nga gjykata ditën e Hënë  dënimin e tij me 15 vite burgim

SHKARKO APP