Mashtroi bankën me kredi 1.7 mln euro, nën hetim ish-deputeti i PD-së, Sami Gjergji
Ish -deputetit të Partisë Demokratike Sami Gjergji, i komunikohet akuza e “mashtrimit me kredi”, si dhe dyshohet për “falsifikim dokumentash” . Nga hetimet disa mujore të prokurorisë, bazuar në materialin kallëzues të njërës prej bankave të nivelit të dytë, ish-deputetit të djathtë i është komunikuar akuzën e mashtrimit me kredi, biznesmenit të vezëve Sami Gjergji. Sipas të dhënave të dosjes, thuhet se në vitin 2009, ish deputeti Gjergji ka marrë një kredi me vlerë 1.7 milionë euro. Për këtë kredi, biznesmeni-deputet ka lënë si garanci hipotekore tre objekte, të vlerësuar nga ekspertët e bankës, me një vlerë prej 5 mln euro. Banka e ka miratuar kredinë, dhe Sami Gjergji ka tërhequr shumën por më tej biznesmeni nuk ka shlyer këstet e pagesës, duke detyruar bankën, që gjatë këtij viti të kërkojë ekzekutimin e vendimit, për marrjen e kolateralit të lënë prej tij. Nga shitja e tyre dhe vlerësimi i bërë nga ekspertët e bankës, ka rezultuar se këto objekte, nuk kapin shumën e kredisë së marre nga Gjergji. Nga kjo arsye banka ka ngritur pretendimin se ish- deputeti i ka mashtruar.mirëpo edhe kKy pretendim është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili pretendon se vlerësimin e kolateralit, e kanë bërë ekspertët e bankës, ndaj ai nuk mund të mbajë përgegjësi penale, për uljen e çmimit të pronave të lëna si garanci. Sipas akuzës, është provuar se Sami Gjergji gjatë dorëzimit të dokumentacionit në bankë për marrjen e kredisë, ka vënë në dispozicion një shkresë ku thuhet se nuk ka detyrime ndaj personave të tjerë. Por, në të vërtetë ka rezultuar e kundërta dhe ai i ka shlyer këto detyrime me paratë e përfituara nga kredia. Hetuesit thonë se ndaj ish-deputetit Gjergji mund të ngrihet edhe akuza e “falsifikimit të dokumenteve” deri sa banka të sqarojë kontratat orgjinale të miratimit të kredisë.
KOHA JONË SONDAZH

