Mashtroi me ndihmat për tërmetin, gjykata lë në burg 30-vjeçarin nga Lezha

30-vjeçari Arian Meli, që u arrestua nga policia katër ditë më parë për përvetësim të fondeve të tërmetit është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës.

Meli hapi në “Facebook” një llogari me emrin “Rilindje”, ku postoi një status në emër të kryeministrit, përmes të cilit u bënte thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, që në të vërtetë ishin llogari private të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?