FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mashtroi një grua për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

Policia në Shkodër ka zbuluar një rast mashtrimi, ku një 63-vjeçare dyshohet se është gënjyer nga një punonjës banke në lidhje me shlyerjen e një kredie të marrë në një institucion financiar.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se 42-vjeçari, në cilësinë e përfaqësuesit të një banke, ka mashtruar 63-vjeçaren lidhur me detyrimet e saj financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?