Mashtronte me 700 euro për punë në Katar, arrestohet 47-vjeçari

Një shtetas u arrestua nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë për t’i çuar me punë në Katar.

Në pranga përfundoi Ilirjna Alimema, 47 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me iniciale M.B.

Këta shtetas, në periudhën dhjetor 2015-janar 2016, kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u marrë shumën prej 350 euro deri 700 euro me pretendimin se do t’u siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?