Maska të zeza dhe simbole ekstremiste, ja sendet që iu kapën 4 grekëve në Kakavijë
Këto janë sendet që policia e Gjirokastrës i gjeti 4 shtetasve grekë, të cilët u ndaluan në pikën kufitare të Kakavijës.
Personat u ndaluan teksa tentuan të hynin në territorin shqiptar, me pretendimin se do të merrnin pjesë në varrimin e ekstremistit Kostandinos Kacifas.
Policia i sekuestroi atyre kapuça të zinj dhe disa materiale të tjera që përmbanin shkrime ekstremiste.
Në to shkruhet: “Brigada greke”, “Grupi kërcimtar i Dropullit” apo edhe “vend etnik”.


KOHA JONË SONDAZH

