“Maskaradë e drejtësisë në Hagë”/ Gjyqi i ish-krerëve të UÇK shkoi deri në Bordin e Paqes përpara Trump

Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve më të spikatura të javës në podkastin “Flasim”, ku në thelb vuri pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, aty ku foli edhe për situatën në Hagë për ish-krerët e UÇK-së përpara presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve të tjerë.

Ai u shpreh se përcolli botërisht shqetësimin kombëtar për atë që e quan “maskarada e pabesueshme e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë”, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës.

“Vizita në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese, e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?