Maskat godasin sërish një pikë karburanti
Një tjetër rast i vjedhjes së armatosur dhe me maska është regjistruar mëngjesin e sotëm.
Dy persona të maskuar dhe me armë kanë sulmuar një karburant në Burrel.
Mësohet se ata kanë goditur me qyt 137n e armës punonjësin e karburantit dhe kanë vjedhur xhiron ditore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Karburanti ishte pranë spitalit të qytetit të Burrelit.
Punonjësi i karburantit, Ahmet Lami është shoqëruar në spital pas plagëve të marra.