Maskat grabisin biznesin në Tiranë

Një pikë e grumbullimit të skrapit në periferi të kryeqytetit është grabitur gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se tre perona të maskuar kanë lidhur rojen e objektit që ndodhet në Vaqarr.

Më pas, kanë thyer zyrat e biznesit duke u futur brenda tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk bëhet e dije sasia e parave që autorët kanë grabitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këqyrja e kamerave, është vënë re se autorët janë larguar me një makinë të tipit “Benz”, me ngjyrë gri.

Aktualisht, policia është në kërkim të keqbërësve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?