Mas@kra me 4 viktima kalon në SPAK

Masakra e Dobracit me 4 viktima, vijon që të jetë pa autorë, por nga ana tjetër, prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën dhe kalon për hetim në SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK, raporton gazetarja Keti Banushi.

Hetimi për masakrën e Dobraçit në Shkodër dy javë më parë me 4 të vrarë, do të kalojë për hetim në duart e Prokurorisë së Posaçme. Në lagjen Dobraç mbeten 4 të vrarë, 2 mes të cilëve ishin kalimtarë, pas një atentati ndaj Hamza Licit.

Të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, prej atentatit ndaj tyre humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grupi i strukturuar kriminal, sepse pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?