Mattarella: Të ndalohen barrierat ndëretnike
”Ne jemi në një epokë në të cilën “tensionet duket se shumëfishohen dhe shumohen artificialisht. Përkeqësimi i përplasjeve, theksi i dallimeve, barrierat ideologjike dhe identitare që supozojnë një kontrast të përhershëm me tjetrin”.
Kështu u shpreh kreu i shtetit Italian, Mattarella duke kujtuar në Shën Demetrio Corene, në Cosentino, heroin shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, një mbështetës i “modelit shtetëror që kombinon dhe di se si të pajtojë dallimet”.
Thirrja erdhi pas takimit që Mattarella pati me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta, në vizitën e parë të një kreu shqiptar në Kalabri.
Burimi: RaiNews/Përktheu: Majlinda Noka
KOHA JONË SONDAZH

