Matura, dalin rezultatet e provimit të lëndës me zgjedhje

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bën me dije se janë shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje të Maturës Shtetërore 2026. Përmes një njoftimi, ministrja bëri të ditur se rezultatet janë publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ndërsa maturantët mund të njihen me vlerësimet e tyre në faqen zyrtare të institucionit. “Rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore 2026 janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, bëri të ditur ministrja. Ajo ftoi maturantët të konsultojnë rezultatet përmes linkut të publikuar nga QSHA.

LINKU

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?