Matura Shtetërore, shpallen lëndët dhe datat e provimeve

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka përcaktuar lëndët dhe datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2015 dhe për arsimin bazë të detyrueshëm të këtij viti.  Sipas udhëzimeve të veçanta, lëndët e Maturës Shtetërore dhe datat e provimeve do të jenë:

-Gjuha e huaj, më 23 maj;

-Gjuha shqipe dhe Letërsia, më 29 maj;

-Matematika, më 9 qershor;

-Provimet me zgjedhje, më 19 qershor.

Datat e zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë do të jenë:

-Gjuha e huaj, më 6 qershor;

-Gjuha shqipe, më 11 qershor;

Matematika, më 16 qershor.

Pikë e veçantë në një prej udhëzimeve është ajo për nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase), që zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën ‘gjuhë amtare’. MAS ka vendosur që ky provim do të zhvillohet më datë 18 qershor. – “Masat për mbarëvajtjen e provimeve përcaktojnë që çdo Drejtori Arsimore Rajonale apo Zyrë Arsimore, brenda datës 25 maj të këtij viti, merr nga shkollat listat e mbetësve të vitit 2014-2015, dhe në datat 25 e 26 maj i pasqyron ato në sistemin elektronik  “Matura Online” sipas udhëzimit të dërguar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Brenda datës 30 maj, DAR/ZA dërgon në AKP, të printuar dhe në kopje elektronike, listat e mbetësve të vitit për çdo shkollë”, thuhet në njoftimin e MAS. Duke iu referuar udhëzimit, “drejtoritë e shkollave, brenda datës 25 maj 2015, njoftojnë maturantët mbetës që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2015, pa likuiduar me parë provimet e klasës”.

SHKARKO APP