Maturantëve u vidhen celularët, i dorëzuan para provimit
Maturanët e shkollës “7 Marsi” në kryeqytet kanë denoncuar pranë “City Radio” një rast të paprecedentë që ndodhi dje, pas përfundimit të provimit të maturës në lëndën e anglishtes.
Para fillimit të provimit, nxënësve u janë marrë nga kontrolli i sigurisë telefonat celularë që dispononin, për të shmangur në këtë mënyrë kopjet.
Por pas përfundimit të provimit atyre nuk u janë kthyer më mbrapsht. Asnjë prej stafit pedagogjik madje as personi i ngarkuar për mbajtjen e tyre, nuk mban përgjegjësi.
E teksa nxënesit i drejtohen punonjësit të Policisë së Shtetit prezent në ambientet e shkollës, për të denoncuar këtë fakt, polici jo vetëm që deklaron se “nuk mban përgjegjësi”, por u hakërrehet nxënësve duke ju thënë: “Mos më ngrini zërin”!
Gjithsej rezultojnë të kenë humbur mbi 8 telefona të nxënsve, me vlerë mjaft të konsiderueshme monetare.
KOHA JONË SONDAZH

